Përplasen dy makina, humb jetën një person në Shijak

Një aksident me pasojë vdekje e një personi ka ndodhur në Shijak mbrëmjen e 22 shtatorit.

Sipas informacioneve paraprake, mësohet se rreth orës 23:55, në segmentin rrugor “Katër Rrugët e Shijakut”, fshati Pjezë, automjeti tip Volkswagen me drejtues një 19 vjeçar, banues në Shijak, është përplasur me automjetin tip Ford me drejtues një, 26 vjeçar, banues në Sukth, Durrës.

Për shkak të plagëve të marra, 26-vjeçari ka humbur jetën në vendngjarje.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërsa i plagosuri është transportuar në spital për ndihmë mjekësore, nën mbikëqyrjen e shërbimeve të Policisë, pasi do të vijojnë veprimet procedurale për aksidentin e ndodhur.

Swiss Digital Mobile Reklama

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?