Pilotët e FA dhe FSK trajnim të përbashkët për rritjen e gatishmërisë operacionale

Në kuadër të marrëveshjes bilaterale të bashkëpunimit mes Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) dhe Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë (FARSH), pilotët e të dy vendeve kanë zhvilluar një trajnim të përbashkët me fokus rritjen e gatishmërisë operacionale dhe shkëmbimin profesional.

Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Pirro Vengu, publikoi në rrjetet sociale pamje nga ky stërvitje e përbashkët ajrore, duke vlerësuar bashkëpunimin e vazhdueshëm mes dy forcave.

Kapiten Atdhe Hasani nga FSK theksoi rëndësinë e trajnimit, i cili është pjesë e programit të fluturimeve me helikopterët “Cougar”, të parashikuar në marrëveshjen mes dy shteteve.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Jemi këtu për të realizuar programin e fluturimeve me helikopter Cougar, një program i përcaktuar në marrëveshjen bilaterale mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë,” u shpreh Hasani.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ai shtoi se ky bashkëpunim ndihmon pilotët të fitojnë eksperiencë të ndërsjellë në operacione dhe situata emergjente:

“Prezenca jonë këtu na mundëson të vijojmë shkëmbimin e përvojave dhe të mësojmë mënyrat e veprimit në raste emergjencash dhe gjatë operacioneve.”

Mund të jetë një imazh i helikopter

Mund të jetë një imazh i helikopter dhe teksti

Mund të jetë një imazh i helikopter

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?