Plagoset me armë gjahu 28-vjeçari në Durrës, detajet e para

Një plagosje me armë ka ndodhur mëngjesin e kësaj të marte në Sukth të Durrësit, ku si pasojë ka mbetur i lënduar një 28-vjeçar.

Mësohet se pas një konflikti për motive të dobëta, shtetasi G. H. ka plagosur me çifte, L. P., 28 vjeç, i cili është transportuar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Gjendja e të plagosurit nuk dihet, ndërsa autori është larguar në drejtim të paditur.

Më datë 03.01.2023, rreth orës 09:40, në vendin e quajtur “Kthesa e Ariut”, Sukth, pas një konflikti për motive të dobëta, shtetasi G. H. ka plagosur me armë gjahu (çifte), shtetasin L. P., 28 vjeç, i cili është transportuar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të autorit dhe vijon puna intensive për kapjen e tij. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, vijon veprimet në vendngjarje, për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjore të kësaj ngjarjeje”- njofton policia.

SHKARKO APP