Plagosja e 60-vjeçares, merren në pyetje 23 persona. Pistë sherri për pronat
Prona vijon që shkaktojë konflikte mes shqiptarëve. Policia e Lushnjës është rikthyer në Garunjë të Lushnjes, duke kërkuar me detektor mbi gëzhonjat e tjera të armës kallashanikov ku në vendin ku plagos me armë zjarri, 60-vjeçarja Bajame Senej.
Në pranga ka rënë Armando Hasalla, si i dyshuar kryesor i ngjarjes së rëndë, por tashmë hetimet janë zgjeruar. 23 persona janë pyetur për këtë ngjarje. Shaip Hasalla e ka mohuar se i biri Armando Hasalla ka lidhje më këtë ngjarje dhe se sipas tij, si ai dhe djali tjetër kanë qenë jashtë shtetit.
Bajame Senej po kthehej në banesë me makinë bashkë me djalin e saj, por një breshëri automatiku u ndërpreu rrugën. Ajo u plagos në këmbë. Menjëherë pas ngjarjes vëllai i saj akuzoi kushërinj të tyre si autorë të ngjarjes. Historia e ka pikënisjen nga një konflikt i korrikut të vitit 2021, kur Kastriot Hasalla, vëllai i 60-vjeçares së plagosur, vrau kushëririn e tij Romeo Hasallën dhe plagosi 3 të tjerë pas përplasjes për pronën.