Plagosja e nxënësve, kush e hapi portën e shkollës gjatë pushimit?

Pushimi i gjatë në gjimnazin “Ibrahim Rugova” në Kamëz duhej të ishte një moment shkëputje nga orët e para mësimore për nxënësit të cilët teksa qëndrojnë brenda oborrit, por në shkelje të rregullave, porta e shkollës që duhet të qëndrojë e mbyllur deri në përfundim të gjithë procesit mësimor, është hapur dhe 5 gjimnazistë të mitur 16-vjeçarë dolën jashtë oborrit.

Pasi janë përleshur me grushte, njëri prej tyre ka nxjerrë thikën. Plagë nga kjo armë e ftohtë, morën 3 të mitur të cilët përfunduan në spital, njëri më rëndë, ndërsa tjetri pas trajtimit nga bluzat e bardha, u dërgua në banesë. Thika që një prej 16-vjeçarëve plagosi të miturit e tjerë, ende nuk është gjetur nga policia. Ajo që pritet të zbulohet nga hetuesit, është nëse 16-vjeçari e ka pasur apo jo me vete thikën edhe kur ka shkuar në shkollë dhe ta ketë pasur atë brenda ambienteve të gjimnazit, i cili ka edhe oficerë sigurie.

Efektivët e komisariatit numër 5, në prani të prindërve dhe psikologëve, morën dëshmitë e të miturve, dhe pas hetimeve, arrestuan 2 prej tyre, të cilët me grushte dhe thikë kanë goditur 3 bashkëmoshatarët e tjerë, të gjithë nxënës të gjimnazit “Ibrahim Rugova”. Autori i dyshuar që mendohet se ka goditur me thikë, deri më tani nuk tregohet bashkëpunues me blutë për të sqaruar nëse e kishte me vete në shkollë thikën apo nëse e kishte fshehur më herët jashtë, në vendin ku u zu me shokët e shkollës.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?