FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Plagosja në Kuçovë, pas gotave me raki nisi konflikti mes Bejos dhe komshiut

Pas gotave me raki, Admir Bejo mbeti i plagosur me armë zjarri, pasi u konfliktua me komshiun e tij. Plagosja ndodhi për motive të dobëta, pas një konflikti të çastit të Admir Bejos me një banor tjetër të lagjes “1 Maji”, që banonte shumë pranë banesës së tij, pikërisht 200 metër nga vendi ku Bejo u gjet i shtrirë në rrugë.

Konflikti mes Bejos dhe autorit ka ndodhur në banesën e këtij të fundit, ku pasi kanë debatuar me njëri-tjetrin komshiu i tij ka nxjerrë pistoletën dhe ka qëlluar 2 herë mbi 46-vjeçarin Admir Bejo.

Autori i plagosjes, shtetasi me inicialet E.R, 36 vjeç dhe po punohet për kapjen e tij, ndërkohë që emri i autorit nuk bëhet ende publik. Policia konfirmon se nga kqyrja e vendit të ngjarjes janë gjetur 4 fishekë, të kalibrit 7.62 mm.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?