Plagosje me armë zjarri në Mamurras
Kronikë E Mërkurë, 17 Dhjetor 2025 17:58
Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur këtë pasdite të së mërkurës në Mamurras. Ngjarja ka ndodhur në lagjen Zef Hoti, ku personi me inicialet P.M ka marrë një plumb nga një armë zjarri në dorë. I plagosuri është dërguar për ndihmë mjekësore në spitalin e Traumës. Sipas policisë, i plagosuri ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
KOHA JONË SONDAZH

