Policia bën bilancin e muajit mars: 675 të arrestuar, 700 mijë euro të sekuestruara

Policia e Shtetit bën bilancin e muajit mars, gjatë të cilit janë finalizuar 89 operacione policore, u arrestuan 675 persona dhe u sekuestruan 700 mijë euro në pikat kufitare.

“Përgjatë muajit mars, shërbimet e Policisë në të gjithë vendin, kanë qenë të angazhuara maksimalisht në terren, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive.

Strukturat hetimore, në bashkëpunim me agjencitë e tjera ligjzbatuese, me mbështetjen e inteligjencës informative, kanë vijuar veprimet e thelluara hetimore, për zbardhjen e ngjarjeve kriminale të ndodhura, identifikimin, kapjen dhe nxjerrjen përpara drejtësisë, të autorëve të tyre”, njoftoi policia.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?