Policia jep detaje për plagosjen e dy vëllezërve në Mat

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur ditën e sotme në Mat, ku dy vëllezër janë plagosur me thikë.

Sipas burimeve bëhet me dije se ngjarja ka ndodhur në njësinë Komsi të Matit dhe dy vëllezërit janë A.H dhe K.H.

Gjithashtu mësohet se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti të çastit.

Njoftimi i policisë:

Mat/informacion paraprak

Rreth orës 14.50, në qytetin e Burrelit, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Koliqit”, në rrethana ende të paqarta, dyshohet se gjatë një konflikti të çastit, janë dëmtuar me mjet të mprehtë (thikë) shtetasit A.H dhe K.H., banues në Burrel, të cilët janë dërguar për ndihmë mjeksore në spital.

Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë shërbimet e policisë, dhe vijon kontrolli i zonës për kapjen e shtetasit G.B., i cili dyshohet se ka goditur me thikë dy vëllezërit.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

SHKARKO APP