Policia ndalon dhe sekuestron Ferrarin 600 mijë euro në Tiranë

Një automjet luksoz Ferrari është sekuestruar nga Policia e Tiranës pasi dyshohet se është përfituar nga aktiviteti kriminal i trafikut të drogës në Turqi. Mjeti me vlerë 600 mijë euro u ndalua në rrugën “Abdyl Frashëri” në Tiranë dhe u sekuestrua. Sipas policisë, shoferi 30-vjeçar Eri Vraja ka qenë i dënuar më parë në Turqi, për trafikim të lëndëve narkotike. Policia sqaron se 30-vjeçari Vraja ia kishte lënë në pronësi makinën 36-vjeçarit S.Ll. për të humbur gjurmët. Ndërkohë që Ferrari ishte sjellë në Shqipëri nga 30-vjeçari A.L. Të dy këta persona, të njohur të Eri Vrajës, janë gjithashtu nën hetim në gjendje të lirë, së bashku me 30-vjeçarin, posedues faktik i automjetit.

Njoftimi i Policisë Tiranë:

Sekuestrohet 1 automjet tip “Ferrari”, me vlerë rreth 600 000 euro, i dyshuar i përfituar nga trafikimi i lëndëve narkotike. Në hetim drejtuesi i automjetit, autor i kësaj veprimtarie kriminale, në Turqi. Ky shtetas e kishte regjistruar në pronësi të një 36-vjeçari, këtë automjet, të cilin e kishte sjellë në Shqipëri, për llogari të tij, një 30-vjeçar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Vihen në hetim dhe të dy të implikuarit në këtë rast. Në vijim të hetimeve, me objektiv gjurmimin dhe sekuestrimin e pasurive me burime kriminale, specialistët e Seksionit për Hetimin e Pastrimit të Parave dhe Aseteve, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, finalizuan operacionin “Red”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në kuaër të operacionit, u ndalua në rrugën “Abdyl Frashëri”, automjeti tip “Ferrari”, me drejtues shtetasin E. V., 30 vjeç, i dënuar më parë në Turqi, për trafikim të lëndëve narkotike, pasi nga hetimet dyshohet se automjeti është përfituar nga kjo veprimtari kriminale. Nga hetimet e mëtejshme u identifikua shtetasi të cilit 30-vjeçari ia kishte lënë në pronësi automjetin, me qëllim shmangien e gjurmimit, konkretisht S. Ll., 36 vjeç, si dhe shtetasi që kishte sjellë automjetin, në Shqipëri, për llogari të 30-vjeçarit, konkretisht A. L., 30 vjeç.

Në vijim të veprimeve procedurale nisi procedimi penal për të 3 këta shtetas. Gjithashtu, vijojnë hetime për të gjurmuar dhe sekuestruar pasuri të tjera të shtetasit E. V. ose të afërmve të tij, që mund të jenë përfituar nga veprimtaria e tij kriminale, në Turqi. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?