Policia shpall në kërkim 4 persona, nuk ndalën makinën dhe e braktisën atë
Katër persona janë identifikuar dhe shpallur në kërkim pasi nuk iu bindën urdhrit të policisë për të ndaluar, duke braktisur makinën me të cilën po udhëtonin.
E.R., D.M., Sh.H., dhe E.Rr., 21 vjeç, të gjithë banues në Tiranë u gjetën në një banesë të braktisur në fshatin Peshk, njësia Administrative Martanesh, Bulqizë.
Policia i ka bërë me shenjë të ndalojë automjetit tip ‘Volsëagen’ në rrugën e Arbrit, ku udhëtonin katër personat, të cilët nuk iu bindën urdhrit për të ndaluar por kanë ndaluar disa metra më larg dhe më pas kanë braktisur mjetin duke u larguar me vrap.
Gjatë kontrollit të mjetit është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një mekanizëm metalik që shërben për bluarje të lëndës narkotike me mbetje të kanabisit, një krëhër kallashnikovi me 30 copë fishek dhe tre kapuçë në formë maskash.
Të katërt personat akuzohen për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Armëbajtje pa leje” dhe “Mosbindja ndaj urdhërit të punonjësit të policisë” .
Gjithashtu gjatë kontrollit në banesë tre persona të tjerë që rezultuan se kishin lidhje shoqërore dhe të afërm me katër të shpallurit në kërkim janë në ndjekje penale. E.M., R.T; K.K., 22 vjeç, akuzohen për “Prodhim dhe shitja e narkotikëve.”
Policia gjatë kontrollit në banesën ku u gjetën këta tre persona gjetën dhe sekuestruan një sasi të vogël kanabis që po e përgatisnin në doza.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për zbardhjen dhe dokumentnin e plotë të këtij rasti, ndërsa materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.