Policia shpëton dy turistë gjermanë, u bllokuan te Ujvara e Shëngjergjit

Policia ka njoftuar se ka ndihmuar dy turistë gjermanë të cilët kishin mbetur të bllokuar te Ujvara e Shëngjergjit.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, në bashkëpunim me Njësinë Alpine të Forcës Kombëtare të Sigurisë Tiranë, pas marrjes së njoftimit organizuan menjëherë punën për t’u ardhur në ndihmë dy turistëve gjermanë, të cilët kishin mbetur të bllokuar te Ujvara e Shëngjergjit”,-thuhet në njoftim.

Pas 12 orësh kërkimi, “për shkak të terrenit të vështirë, të thepisur dhe të largësisë së zonës nga rrugët e aksesueshme me automjete”, u bë e mundur lokalizimi i tyre.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas policisë, dy turistët gjermanë ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?