Probleme sigurie në aksin Maqellarë–Peshkopi, dy aksidente brenda ditës
Dy aksidente rrugore janë shënuar brenda pak orësh në aksin Maqellarë–Peshkopi. Aksidenti i fundit ka ndodhur paraditen e kësaj të hëne, ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën, duke lënë të lënduar një pasagjere.
Sipas njoftimit të Policisë, rreth orës 09:40, automjetet drejtoheshin nga shtetasit Q.Q., 59 vjeç, dhe E.M., 30 vjeç. Si pasojë e përplasjes, një pasagjere ka pësuar lëndime dhe është transportuar në spital, ku po merr ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Më herët gjatë ditës, në të njëjtin aks rrugor është regjistruar edhe një tjetër aksident, ku për pasojë mbetën të lënduar një çift. Të dëmtuarit u dërguan në spital për trajtim mjekësor, ndërsa gjendja e tyre raportohet e stabilizuar.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidenteve. Policia u bën thirrje drejtuesve të mjeteve të tregojnë kujdes të shtuar dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor.
KOHA JONË SONDAZH

