Progër: Humbet e moshuara, nis operacioni intensive kërkimi me polici e ushtri

Një grua e moshuar nga fshati Progër i Devollit ka humbur kontaktet me familjen, duke vënë në alarm të afërmit dhe autoritetet lokale.

Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se e moshuara vuante nga probleme të shëndetit mendor, çka ka shtuar shqetësimin për gjendjen dhe sigurinë e saj.

Menjëherë pas njoftimit, forcat e policisë, të mbështetura nga efektivë të ushtrisë, kanë nisur kërkimet intensive në zonë dhe në territorin përreth fshatit. Po ashtu, po mblidhen të dhëna nga banorët lokalë që mund të kenë parë ose dëgjuar diçka të lidhur me lëvizjet e saj.

Swiss Digital Desktop Reklama

Autoritetet apelojnë që çdo person që disponon informacion të kontaktojë menjëherë policinë, për të ndihmuar në gjetjen sa më të shpejtë të së moshuarës. Kërkimet vijojnë pa ndërprerje.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi drejt Gjykata Kushtetuese për rastin Balluku?