Protestë nga shokët e 15-vjeçarit: Drejtësi dhe siguri

Shokë dhe bashkëmoshatarë të Erion Bobës, 15-vjeçarit të vrarë në zonën e ish-Kënetës në Durrës dolën në një protestë në sheshin qendror të qytetit. Ata kërkuan drejtësi për mikun e tyre dhe dënim maksimal për autorin e ngjarjes. Në protestë ishte i pranishëm edhe vëllai i Erionit, i cili zgjodhi të mos fliste për mediat.

“Nuk kam besim se drejtësia do ta zbardhë siç duhet këtë çështje. Ne ndjehemi të pasigurtë në jetën tonë, sepse ka shumë të rinj që mbajnë armë të ftohta me vete”, tha një prej shokëve të viktimës, duke kërkuar masa më të forta për ndalimin e mbajtjes së thikave nga adoleshentët.

Një tjetër pjesëmarrës u shpreh se pas ngjarjes nuk ka pasur asnjë organizim nga shkolla për homazhe apo marshim simbolik, ndërsa e vetmja ndërhyrje ka qenë puna e psikologes së institucionit, e cila ka zhvilluar takime me nxënësit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?