“Pse më zure rrugën”, sherr mes adoleshentëve në një shkollë private, i mituri godet me thikë 15-vjeçarin

Një sherr mes të miturve në shkollën private 9-vjeçare ‘Dea 2002’ në lagjen nr.3, Sarandë ka agravuar deri në përdorimin e mjeteve prerëse, mëngjesin e kësaj të mërkure.

Bëhet me dije se incidenti fatmirësisht pa pasoja fatale është regjistruar në oborrin e shkollës ende pa nisur procesi mësimor. 13-vjeçari me inicialet E.G., është grindur fillimisht me fjalë me 15-vjeçarin me inicialet R.H., me pretendimin se kush i kishte zënë rrugën njëri-tjetrit.

Pas grindjes me fjalë 13 vjeçari ka nxjerrë një thikë që e kishte me vete dhe ka goditur në qafë 15 vjeçarin. Pas kësaj ai është larguar menjëherë nga shkolla, teksa i mituri tjetër është transportuar në spital.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas mjekëve pas mjekimit të plagës së marrë, është larguar nga ambientet e spitalit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Policia vijon me hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave teksa njëherazi po punon për kapjen e 13 vjeçarit.

“Sot, rreth orës 10:00, në ambientet e një shkolle jopublike 9-vjeçare në lagjen nr.3, Sarandë, gjatë një konflikti për motive të dobëta, dyshohet se një nxënës 13 vjeçar, ka goditur me mjet prerës një të mitur, 15 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën”, njoftoi sot policia.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi drejt Gjykata Kushtetuese për rastin Balluku?