Pse u v*a gjykatësi? Martini: Gjon Shkambi është nga Dukagjini, kërkon të na zaptojë pronën
Gjok Martini, një nga familjarët nga Shkodra që ishte në gjyq me Gjon Shkamin për pronësinë e objektit, ka rrëfyer kalvarin e përballjes së 31-familjeve në dyert e gjykatave. I moshuari rrëfen se në momentin që do të privatizonin shtëpinë ka mësuar se atë e kishte privatizuar Shkëmbi, duke fajësuar për këtë gjë ish-kreun e bashkisë së asaj kohe, Lorenc Luka.
”Në kemi hyrë në 1992 në godinë me vendim të bashkisë. Me aktmarrëveshje dhe dokumentet që na i dha bashkia. I përfituam si të pastrehë. Konflikti ka nis në 2011 dhe një muaj para se ta privatizonim na thanë e privatizoi Gjon Shkëmbi. Hapëm gjyqin dhe të pesta na u bllokuan deri sa e privatizoi.
I fituam gjyqet në Shkodër pasi nuk ka letra, i ka false nuk ka trashëgimi. Lorenc Luka ka lëshuar letra pa vendim të Këshillit të Bashkisë. I ka dhënë letra false dhe ka marrë 70 mijë euro për atë vërtetim. Ai nuk është pronar. Ka lindur në Dukagjin, nuk mund të jetë pronar në Shkodër. Kjo ka qenë shkollë shteti”, tha Martini në ”A2cnn”.
KOHA JONË SONDAZH

