Pse vijon Durrësit të përmbyset? Analisti Tela: Kemi një fatkeqësi korruptive
Gazetari Andi Tela jep detaje mbi shkaqet e përmbytjeve në Durrës, ku si pasojë janë dëmtuar mbi 1 mijë banesa dhe janë evakuuar rreth 500 persona. Për të përmbytjet nuk janë pasojë e reshjeve të shiut, por e vendimeve të gabuara dhe korruptive. Ai thekson se një nga shkaqet kryesore është zhvendosja e hidrovorit të vjetër, për t’i hapur rrugë interesave private të një oligarku.
”Në gjithë këtë histori të viteve të fundit, dy janë elementët që bëjnë veçori: Durrësi dhe rruga Çukës-Qafë Plloçë. Përmbytjet në Durrës i kemi parë edhe në janarin e vitit të kaluar, edhe në nëntor. Sa herë ka rënë shi, ka pasur përmbytje, por jo në këto përmasa. Këto nuk janë pamje sepse ra shumë shi dhe u përmbyt Durrësi. Nëse përpiqemi ta quajmë këtë që ndodhi fatkeqësi natyrore, gabojmë. Kjo është një fatkeqësi korruptive.
Hidrovorit të vjetër iu ndryshua vendndodhja për t’i bërë nder një oligarku me interesa në zonën e Porto Romanos, ndërsa hidrovorit të ri i është caktuar një kuotë më e lartë ndërtimi. Hidrovori i ri, sipas ekspertëve, nuk arrin të thithë ujërat dhe t’i shkarkojë në det, dhe pikërisht për këtë arsye Durrësi është përmbytur”,-tha i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV.
KOHA JONË SONDAZH

