Pyetja për Olsi Ramën, kreu i SPAK: Nuk ka prova që e implikojnë në trafikimin e lëndëve narkotike

Kreu i SPAK-ut, Altin Dumani i është përgjigjur pyetjes së deputetit Klevis Balliu, lidhur me hetimet për vëllain e kryeministrit Rama, Olsi Rama. Në përgjigjen e tij, Dumani tha se hetimet lidhur me atë çështje janë mbyllur pasi nuk janë gjetur provat që vërtetojnë përfshirjen e tij në trafikimin e lëndëve narkotike.

Balliu: Në këtë sallë me 140 deuterëve është njëri që quhet Taulant Balla, dikur ministër i Brendshëm. Në atë foltore në seancën penale të 4 prillit 2024 ka thënën: Unë e di kush është Tani. Ju a kishit qëllim ta identifikonit personin që kishte 10 vite që ishte personi i moshës 45 vjeç i paidentifikuar. Nëse kishit për qëllim ta identifikonit pse nuk thirrët Ballën për ta pyetur që tha publikisht këtë? Nëse Balla e di pse ju nuk e dini? Keni nisur ju një hetim për këtë?

Dumani: Kjo ka të bëjë me laboratorin e Xibrakës dhe Balliu i referohet një hetimit të SPAK për implikimin e mundshëm të Olsi Ramës në trafikim të narkotikëve. SPAK rifillo hetimet, dhe kreu veprimet e nevojshme ku përfundimi konkludoi me pezullim të hetimeve për shkak se nuk u zbuluan autorët e veprës penale dhe hetimet i kanë kaluar për ndjekje të mëtejshme Policisë së Shtetit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?