Ra në kontakt me rrymën elektrike, humb jetën 45-vjeçarja në Durrës
Kronikë E Mërkurë, 22 Mars 2023 09:38
Një 45-vjeçare në Durrës ka humbur jetën mëngjesin e sotëm, për shkak të rrymës elektrike.
Rreth orës 08:20, në Urgjencën e Spitalit Rajonal Durrës, është dërguar pa shenja jete, shtetasja O. Gj., 45 vjeçe, banuese në Maminas, Durrës.
Nga veprimet paraprake hetimore dyshohet se ajo ka humbur jetën pasi ka rënë në kontakt me rrymën elektrike, në banesën e saj.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.