Rama: Integrimi në BE nuk kërkon veto por synojmë forcimin e Bashkimit

Kryeministri Edi Rama dha një intervistë për gazetën holandeze Volkskrant, ku foli mbi procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian. Ai theksoi se vendi i tij nuk ka nevojë për veto dhe synon të kontribuojë në forcimin e Bashkimit:

“E drejta e vetos nuk është vetëm një pengesë psikologjike, por shpesh paraqet një kërcënim për unitetin e BE-së. Ne duam të bëhemi më të fortë së bashku dhe nuk jemi këtu për të prishur punë apo për t’ju dobësuar,” tha Rama.

Sipas tij, Shqipëria dhe vendet e tjera kandidate, si Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut, duhet të heqin dorë nga e drejta e vetos pas anëtarësimit, duke siguruar se vendi do të mbështesë vendimet e shumicës dhe nuk kërkon komisioner të veçantë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Rama gjithashtu komentoi mbi sfidat dhe vonesat e procesit të integrimit, duke përmendur bllokadat e mëparshme nga Holanda dhe Franca. Ai vlerësoi ndryshimin e qasjes së Holandës dhe u shpreh mirënjohës ndaj kryeministrit holandez Mark Rutte, të cilin e përshkroi si politikan mjeshtër që di të kombinojë vendosmërinë me diplomacinë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në intervistë, Rama foli edhe për sfidat e brendshme të Shqipërisë, duke përfshirë korrupsionin dhe krimin e organizuar, të cilat sipas tij kërkojnë mbështetje për të ndërtuar institucione të forta dhe të besueshme. Ai përmendi edhe iniciativën e qeverisë për dixhitalizimin e shërbimeve publike si një mjet për të reduktuar korrupsionin, duke prezantuar Diellën, robotin e parë të inteligjencës artificiale i emëruar si Ministre e Prokurimit, e cila do të ndihmojë në menaxhimin transparent të procedurave qeveritare.

Rama përfundoi intervistën me një mesazh të qartë: “Evropa nuk është perfekte, por ne besojmë në projektin e saj. Për të qëndruar në këmbë mes fuqive të reja globale, ne kemi nevojë për më shumë Evropë, jo më pak.”

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?