Rama në “Cinque Minuti”: Zhbllokimi i marrëveshjes për emigrantët pritet në qershor

Kryeministri Edi Rama ka folur për marrëveshjen e emigracionit mes Shqipërisë dhe Italisë, duke e cilësuar atë si një ekskluzivitet të marrëdhënies shumë të veçantë mes dy vendeve.

Rama deklaroi se kërkesat e disa vendeve të tjera europiane për të zbatuar të njëjtin model janë refuzuar, pasi kjo marrëveshje është e lidhur ngushtë me Italinë.

Në intervistën e dhënë për gazetarin italian Bruno Vespa në emisionin “Cinque Minuti”, kryeministri tha se në muajin qershor pritet një përgjigje në nivel europian për të zhbllokuar këtë proces. Rama u ndal edhe te marrëveshjet e nënshkruara në mbledhjen e përbashkët mes dy qeverive, duke theksuar rëndësinë e tyre për industrinë e mbrojtjes dhe energjinë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ai theksoi se këto marrëveshje janë të domosdoshme duke marrë parasysh situatën gjeopolitike në Europë. Kryeministri foli gjithashtu për projektin e ri të përbashkët mes Shqipërisë dhe Italisë për ndërtimin e një linje interkoneksioni energjetik mes Lindjes dhe Perëndimit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Projekti përfshin Rumaninë, Bullgarinë, Greqinë, Shqipërinë dhe Italinë, dhe sipas Ramës është një hap i rëndësishëm për forcimin e bashkëpunimit rajonal dhe energjetik.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?