Rama: Samiti i parë ndërqeveritar Itali–Shqipëri, firmosen 16 marrëveshje bashkëpunimi

Shqipëria dhe Italia mbajnë sot në Romë samitin e parë ndërqeveritar, një moment historik për marrëdhëniet dypalëshe. Kryeministri Edi Rama e cilësoi këtë takim si një ditë të rëndësishme për diplomacinë shqiptare dhe partneritetin strategjik me Italinë.

Në një postim në rrjetet sociale, Rama u shpreh krenar për zhvillimin e mbledhjes së përbashkët mes dy qeverive, duke theksuar se ajo i hap rrugë 16 marrëveshjeve konkrete në fusha kyçe të bashkëpunimit.

Samiti fokusohet në tri tema kryesore ne mbrojtjen, industrine dhe emigracionin.

Swiss Digital Desktop Reklama

Takimi po zhvillohet në Romë dhe drejtohet nga Kryeministrja italiane Giorgia Meloni dhe Kryeministri shqiptar Edi Rama. Sipas njoftimit zyrtar të qeverisë italiane, samiti ka nisur në orën 11:30.

Swiss Digital Mobile Reklama

Gjatë samitit, ministrat e të dy vendeve do të zhvillojnë takime dypalëshe me homologët e tyre, ku pritet të firmosen marrëveshje në fusha si: Siguria, emigracioni, shëndetësia, energjia, turizmi dhe ekonomia.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?