Rama sot foli për rënie të vrasjeve, por në Pogradec 65-vjeçari vritet me thikë
Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se trajektorja e vrasjeve në vendin tonë është në ulje, por ndërkohë një vrasje ndodhi në fshatin Zërvaskë të Pogradecit. Një person ka vrarë me thikë një 65-vjeçar, pasditen e së mërkurës. Autori i krimit është në kërkim.
Njoftimi i policisë
Më datë 07.09.2022, rreth orës 17:50, në fshatin Gështenjas, Pogradec gjatë një konflikti, shtetasi F.M 63 vjeç, dyshohet se ka plagosur me mjet prerës (thikë) shtetasin S.H rreth 65-vjeç, i cili u transportua në Spitalin e Pogradecit, ku si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë.
Nga ana e Policisë, po bëhet krehja e zonës me qëllim kapjen e autorit dhe vënien e tij para përgjegjësisë ligjore.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.