Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E premte, 20 Nëntor 2026, 12:57 Zbulohen çerekfinalet e Nations League, spikat Spanjë-Francë dhe Angli-Norvegji Shorti i çerekfinaleve të UEFA Nations League ka rezervuar përballje interesante mes disa prej kombëtareve më të forta të Europës. Vëmendjen kryesore e tërheq…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Elisa Spiropali
  • Tirana
  • Aeroporti i Tiranës
  • Sulme kibernetike
  • Buxheti 2027
  • Merkato
  • Ogren Balluku
  • Dogana
Lajmet e fundit
Në trend
  • Elisa Spiropali
  • Tirana
  • Aeroporti i Tiranës
  • Sulme kibernetike
  • Buxheti 2027
  • Merkato
  • Ogren Balluku
  • Dogana
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Rama: Të jeni të vetëdijshëm se ka sulm të organizuar për të dëmtuar turizmin shqiptar

Kronikë E mërkurë, 17 Korrik 2024 17:50
Rama: Të jeni të vetëdijshëm se ka sulm të organizuar për të dëmtuar turizmin shqiptar
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, tha se është ndërmarrë një sulm i organizuar për, siç u shpreh ai, të goditur turizmin. Kjo deklaratë, e bërë gjatë një takimi me kryetarët e 61 bashkive në Shqipëri, u bë pasi në rrjetet sociale së fundi janë publikuar dhe shpërndarë fotografi dhe video të plazheve boshe apo me pak pushues në Shqipëri.

“Të jeni të vetëdijshëm se ka sulm të organizuar për të dëmtuar turizmin shqiptar. Kam folur me krerët e bashkive bregdetare që janë të habitur nga shumë video, lajme e komente të rreme, të manipuluara, të bëra me qëllim që duan të thonë se këtu s’ka ardhur njeri. Sulmi vjen nga disa anë. Sistemet tona të sigurisë kanë ndezur dritën e kuqe, të sigurisë kibernetike. Ka shumë profile false që përdoren për këtë sulm”, deklaroi Rama më 17 korrik.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Sipas Ramës, Shoqata Evropiane e Udhëtimeve, sipas klasifikimit të fundit e ka renditur Shqipërinë në vendin e parë me 86 për qind rritje të fluksit të udhëtimeve. Shqipëria pasohet nga Serbia me 48 për qind, Mali i Zi dhe Turqia.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Kryeministri shqiptar po ashtu tha se është i pabazë pretendimi i disa ekspertëve të turizmit se shtetasit e Kosovës e kanë ‘braktisur’ Shqipërinë.

“Nga janari në qershor janë 1.7 milion hyrje të qytetarëve të Kosovës ose 25 për qind më shumë se vjet”, tha Rama.

Megjithatë, ai e pranoi se sektori i turizmit ka disa problematika për të cilat, kryeministri shqiptar kërkoi të merren masa për t’u adresuar në kohë.

Kryeministri iu drejtua kryebashkiakëve të Vlorës dhe Sarandës, ku janë raportuar çmime të larta krahasuar me një vit më parë, duke kërkuar që ata të bisedojnë me operatorët turistikë për këtë problematikë.

“Duhet t’u thuhet që kjo është jo vetëm e padrejtë, por është strategjikisht vetëvrasje për ata vetë”, tha Rama gjatë takimit.

Ai tha se kjo ka ndodhur për shkak se turistët e huaj e konsideruan Shqipërinë një destinacion të lirë, por shtoi se kjo do t’i dëmtojë këta operatorë turistikë, kryesisht në jug të Shqipërisë, por edhe gjithë turizmin.

Një tjetër çështje që e cilësoi shqetësim për turizmin është ndotja. Rama tha se ka përmirësim krahasuar me një vit më parë, por sërish ndotja mbetet problematike. Si shembull ai mori Liqenin e Komanit, në veri të Shqipërisë.

Mund t'ju interesojë

Raketa ruse në Poloni, tre objekte bien pas sulmit masiv ndaj Ukrainës

Raketa ruse në Poloni, tre objekte bien pas sulmit masiv ndaj Ukrainës

Para 30 minutash
FBI paralajmëron për Artex: mjetet e reja të inteligjencës artificiale po shndërrojnë hakerimin në sulm “me një klik”

FBI paralajmëron për Artex: mjetet e reja të inteligjencës artificiale po shndërrojnë h...

Para 1 ore
Vrasja në Kodra e Diellit: prokuroria kërkon 35 vite burg për Vladimir Kolën

Vrasja në Kodra e Diellit: prokuroria kërkon 35 vite burg për Vladimir Kolën

Para 4 orësh

“Liqeni i Komanit pastrohet çdo dy javë. Do ta çojmë edhe ushtrinë për ta pastruar. Por, kjo histori që banorët hidh dhe ushtria pastro, s’mund të vazhdojë”, tha ai.

Sipas të dhënave të fundit të publikuara nga Qeveria shqiptare, nga janari i këtij viti deri në qershor vendin e kanë vizituar 4.5 milionë turistë ose 34 për qind më shumë se në të njëjtën periudhë të një viti më parë. Ndërkaq, më 2023 Shqipëria regjistroi një numër rekord turistësh prej 10.1 milionësh.

Jetmira Delia-Kaci/REL/

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Zbulohen çerekfinalet e Nations League, spikat Spanjë-Francë dhe Angli-Norvegji
Para 4 minutash

Zbulohen çerekfinalet e Nations League, spikat Spanjë-Francë dhe Angli-Norvegji

UET nderon Ben Blushin për kontributin në letërsinë shqipe, shkrimtari: Zanatet që duan shpirt po humbasin
Para 8 minutash

UET nderon Ben Blushin për kontributin në letërsinë shqipe, shkrimtari: Zanatet që duan shpirt po humb...

Festoi golin e Rumanisë, por tifozi ra nga tribuna 3 metra e lartë (VIDEO)
Para 14 minutash

Festoi golin e Rumanisë, por tifozi ra nga tribuna 3 metra e lartë (VIDEO)

Raketa ruse në Poloni, tre objekte bien pas sulmit masiv ndaj Ukrainës
Para 30 minutash

Raketa ruse në Poloni, tre objekte bien pas sulmit masiv ndaj Ukrainës

Më të lexuarat

1 Neda kërkon të marrë dy djemtë e saj prej 1 viti, flet për herë të parë Ogren Balluku: Ajo ka dështuar si nënë
Para 15 orësh

Neda kërkon të marrë dy djemtë e saj prej 1 viti, flet për herë të parë Ogren Balluku: Ajo ka dështuar...

2 Elisa Spiropali: Me vjen keq dhe turp për Blendi Klosin!
Para 14 orësh

Elisa Spiropali: Me vjen keq dhe turp për Blendi Klosin!

3 Horoskopi i ditës, e premte 20 nëntor 2026
Para 7 orësh

Horoskopi i ditës, e premte 20 nëntor 2026

4 Veliaj dhe Spiropali drejt PD-së? Befason deputeti Gjin Gjoni: Politika mund të bëjë çdo gjë
Para 16 orësh

Veliaj dhe Spiropali drejt PD-së? Befason deputeti Gjin Gjoni: Politika mund të bëjë çdo gjë

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.