Reshje dëbore në veri të Shqipërisë, vështirësi në Vermosh, Bogë dhe Theth

Reshjet e dëborës kanë përfshirë zonat veriore të vendit gjatë orëve të para të mëngjesit, duke sjellë problematika kryesisht në akset malore.

Në aksin Hani i Hotit–Dogana e Vermoshit, dëbora ka rënë në lartësi mbi 1000 metra, duke arritur trashësi deri në 15 centimetra. Si pasojë, qarkullimi i mjeteve është kryer me kujdes të shtuar.

Reshje dëbore janë regjistruar gjithashtu edhe në aksin Bogë–Theth, ku autoritetet kanë ndërhyrë menjëherë për pastrimin e rrugës dhe hedhjen e kripës, me qëllim mbajtjen e saj të kalueshme.

Swiss Digital Desktop Reklama

Deri në këto momente, nuk raportohet për bllokim rrugësh, ndërsa strukturat përgjegjëse mbeten në gatishmëri për të monitoruar situatën dhe për të ndërhyrë në rast përkeqësimi të kushteve atmosferike.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?