Reshje shiu dhe shtrëngata, njihuni me parashikimin e motit për ditën e sotme

Ditën e sotme, (e shtunë, 18 tetor), vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme, duke sjellë reshje dhe vranësira në shumicën e territorit.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, moti do të jetë kryesisht i vranët, i shoqëruar me reshje shiu me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të territorit ndërsa në zonën e qëndrës reshjet parashikohen me intensitet deri mesatar në formën e shtrëngatave afatshkurtra.

Pas orëve të pasdites, pritet një përmirësim i kushteve të motit, me zhvendosjen e reshjeve drejt veriut të vendit, ku do të mbeten me intensitet të ulët.

Swiss Digital Desktop Reklama

Era pritet të fryjë me drejtim verilindje jugperëndim, me shpejtësi mesatare rreth 8 metra për sekondë. Në zonat luginore dhe përgjatë vijës bregdetare, era mund të arrijë shpejtësi deri në 12 metra për sekondë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sa i përket gjendjes në det, valëzimi në detet Adriatik dhe Jon do të jetë i ulët, me forcë 1 deri në 2 ballë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?