Reshje të dendura shiu dhe ulje temperaturash, parashikimi i motit për sot

Ditën e sotme vendi ynë, që në orët e para të mëngjesit do të jetë nën ndikimin e vranësirave të shumta, të cilat pritet të jenë dominante përgjatë gjithë 24-orëshit, duke gjeneruar rrebeshe shiu si fillim në Veri Perëndim dhe gradualisht përfshijnë të gjithë territorin, herë pas here shoqëruar me stuhi të forta ere.

Parashikohet që orët e vona të mbrëmjes, të përmirësojnë gradualisht kushtet atmosferike në vend.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie të ndjeshme të tyre, duke u luhatur nga 13°C vlera më e ulët deri në 31°C vlera më e lartë në rang vendi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Era do të fryjë e mesatare dhe e fortë në det, duke arritur shpejtësinë mbi 65 km.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?