Reshje të dendura shiu në disa qytete, parashikimi i motit për sot

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.

Moti parashikohet me vranësira mesatare dhe të dendura shoqëruar me reshje shiu të herëpashershme dhe lokalisht të vazhdueshme me intensitet të ulët deri mesatar në pjesën më të madhe të territorit.

Në zonën e veriperëndimit, në qarkun Shkodër deri në orët e mesditës parashikohet reshje me intensitet mesatar deri të lartë në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nga orët e pasdites deri ato të mbrëmjes vonë në qarqet Vlorë dhe Gjirokastër reshjet e shiut parashikohen me intensitet deri të lartë në formën e shtrëngatave/rrebesheve.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në zonën e Alpeve dhe në relievet malore në lartësitë mbi 1500 metra në verilindje reshje dëbore me intensitet të ulët deri mesatar.

Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i jugut me shpejtësi 12 m/s, ndërsa në zonat luginore dhe bregdet, sidomos në jug era pritet të arrijë deri 24 m/s.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?