Reshjet e shiut në Berat, përmbyten 15 banesa në Dimal, evakuohen 6 familje

Reshjet e shiut me intensitet mesatar vijojnë në territorin e qarkut të Beratit, duke shkaktuar problematika të shumta si pasojë e përmbytjeve në disa bashki të zonës.

Në bashkinë Dimal, janë përmbytur gjithsej 15 banesa, ndërsa për shkak të situatës së rënduar janë evakuuar 6 familje.

Ndërkohë, në bashkinë Berat, si pasojë e prurjeve të mëdha ujore, është dëmtuar një pjesë e argjinaturës në fshatin Velabisht, si dhe skarpati i rrugës pranë urës së fshatit Bilçë. Janë përmbytur rreth 230 hektarë tokë bujqësore në njësitë administrative Velabisht dhe Otllak.

Swiss Digital Desktop Reklama

Uji ka depërtuar në 4 banesa, si dhe në një kopsht fëmijësh dhe një qendër shëndetësore në Otllak. Gjithashtu janë përmbytur 7 stalla bagëtish dhe rreth 8 hektarë sera.

Swiss Digital Mobile Reklama

Strukturat e emergjencave civile dhe shërbimet e bashkive po vijojnë punën në terren për menaxhimin e situatës dhe për t’u ardhur në ndihmë familjeve të prekura nga përmbytjet.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?