Rikthehen reshjet e dëborës, zbardhet Korça e Pogradeci

Mëngjesi i kësaj të enjteje e ka gjetur juglindjen e vendit nën reshje dëbore, me intensitet nga i ulët në mesatar.

Reshjet janë të pranishme në të gjitha bashkitë e qarkut Korçë, ndërsa intensiteti më i lartë raportohet në Dardhë, Voskopojë, Ersekë dhe në Qafë Thanë.

Sipas raportimeve, aktualisht, në Qafë Thanë po punohet me disa mjete borëpastruese për kriposjen e rrugëve, ndërsa e njëjta situatë po zhvillohet edhe në zonat e tjera të Korçës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërkohë si pasojë e reshjeve të shiut gjatë natës, raportohet se në zonën e njohur si Gropat e Gëlqeres, rreth 5 kilometra nga Erseka në aksin Ersekë–Leskovik, është konstatuar rrëshqitje e pjesshme e rrugës. Ndërkohë, Hidrovori i Tushemishtit vijon punën me tre pompa, pasi njëra është jashtë funksionit. Niveli i ujit mbetet i lartë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Situatë më problematike paraqitet në Bashkinë Maliq, ku lumi Devoll ka dalë nga shtrati në disa pika të argjinaturës në zonën e Sheqerasit. Në Dunavec niveli i ujit është në maksimum, por pa dalje nga shtrati. Aksi Maliq–Lozhan, në zonën e Senishtit, ka qenë i bllokuar gjatë natës, por është pastruar; megjithatë, mbetet problematik për shkak të batisjeve dhe rrezikut për trupin e rrugës.

Rrëshqitje dherash raportohen edhe në Mesmal, me bllokim të rrugës, ndërsa në Lozhan të Lartë ka rënie gurësh.

Ndërkohë reshje dëbore ka edhe në Pogradec, ku sipas raportimeve trashësia e dëborës ka arritur në 5cm. Ndërkohë në Dardhë raportohet për mungesë energjie elektrike.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?