Rrëfimi tek SPAK, Elvis Rroshi tregon shkakun: Jo për tender
Pas ikjes nga politika për shumë vite, sot ish-kryebashkiaku i Kavajës, Elvis Rroshi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion (SPAK) dhe është në syrin e medias.
Ai qëndroi përreth një orë pranë organit të akuzës, i thirrur nga prokurorja Enkeleda Millonai. Burime jo zyrtare konfirmuan se u thirr në SPAK për një tender gjatë kohës që ishte kryebashkiaku, Elvis Roshi e mohoi një gjë të tillë.
“U thirra në SPAK jo për punën time si kryebashkiak apo për ndonjë tender, por për punët e mia private“, u shpreh ish-kryebashkiaku i Kavajës, i kontaktuar nga Vizion Plus.