Rrëshqitjet e dherave bllokojnë aksin Gjirokastër–Tepelenë, radhë automjetesh në zonë
Kronikë E Martë, 6 Janar 2026 14:06
Radhë automjetesh janë krijuar në aksin Gjirokastër–Tepelenë, pasi rrëshqitjet e dherave kanë bllokuar qarkullimin në zonën e Shkallës së Zezë.
Si pasojë, lëvizja e mjeteve po zhvillohet me vështirësi, ndërsa reshjet momentalisht kanë ndaluar.
Në terren po punojnë firma kontraktore dhe mjetet e ARRSH Gjirokastër për pastrimin e rrugës.
KOHA JONË SONDAZH

