Rritja e frikshme e rasteve me Covid-19, Ministria e Shëndetësisë hap spitalin Covid 3

Rritja galopante e infektimeve në vend, ka bërë që Ministria e Shëndetësisë të shtojë kapacitet në shërbim të personave që kërkojnë trajtim të specializuar mjekësor.

Pritet që sot të hapet spitali Covid 3 me qëllim uljen e fluksit të pacientëve në spitalin Infektiv. Covid 3 do të ketë fillimisht disponibël pavionin e parë me një kapacitet prej 40 shtretërish, ndërkohë që kapaciteti i plotë i spitalit kap kuotën e 150 shtretërve.

Gjithashtu Ministria e Shëndetësisë po planifikon hapjen dhe të spitalit Covid 4, por në varësi të përhapjes së infeksionit në vend.

Lajmin e ka bërë publik përmes një postimi në facebook vet ministrja Ogerta Manastirliu e cila thekson se është riaktivizuar plani për përballimin e situatës në varësi të fluksit që pritet të ketë në spitale.

Postimi i plotë i Manastirliut:

Forca ekipit të Spitalit Covid 3 në shërbim në këto momente, i hapur për të përballuar shtimin e rasteve të qytetarëve të prekur nga # Covid19, që kanë nevojë për trajtim spitalor.

Kemi riaktivizuar planin e përballimit të situatës, për t’iu përgjigjur fluksit në spitale, me përforcimin e ekipeve mjekësore, sigurimin e barnave dhe materialeve mjekësore dhe aparaturat jetëshpëtuese, por është # thelbësor vaksinimi masiv, për të frenuar përhapjen e epidemisë në vend dhe lehtësuar pasojat e saj.

SHKARKO APP