Rrugë të reja në lagjen “Skënderbej”, kryebashkiaku Llatja dhe Bylykbashi ndjekin nga afër investimin në zone

Kryetari i Bashkisë Elbasan, Gledian Llatja, i shoqëruar nga deputetja Aulona Bylykbashi, ka inspektuar nga afër punimet në rrugën “Vasil Llapushi”, një nga investimet më të rëndësishme infrastrukturore në rajonin nr. 2 dhe 3 të qytetit.
Gjatë inspektimit, Llatja u ndal në pjesën fundore të lagjes “Skënderbej”, ku prej disa vitesh po realizohet një sërë projektesh transformuese për zonën.

“Një sërë investimesh kemi bërë për rajonin nr. 3 në këtë zone, investimi i fundit ka qenë në rrugën ‘Ahmet Gashi’. Sot jemi te ish-Fubi dhe ‘Kombinati i Drurit’, ku kemi bërë një investim bashkë me Fondin Shqiptar të Zhvillimit për rrugën ‘Vasil Llapushi’, e cila ishte shumë e kërkuar nga banorët, por është edhe një unazë lidhëse për rajonin 2 dhe 3,” u shpreh Llatja.

Ai shtoi se punimet janë në fazën përfundimtare, ndërsa paralelisht po planifikohen investime të tjera në infrastrukturën rrugore të zones.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Jemi në fazën përfundimtare të këtij investimi, për të vijuar edhe me një tjetër investim, rruga ‘Bajram Curri’, e cila është bërë pjesë e lotit të parë dhe do të vazhdojmë sërish me lotin e dytë të kësaj rruge, për t’u lidhur kështu me rrugën ‘Iljaz Kosova’. Ndërkohë që rruga ‘Vasil Llapushi’ do të ketë një përfundim të saj në lotin e dytë për t’u lidhur me rrugën ‘Ahmet Gashi’ si edhe me pjesën tjetër të ‘Fushë Mbretit’.”

Swiss Digital Mobile Reklama

Sipas tij, kjo unazë e re brenda rajonit 2 dhe 3 ka një efekt të drejtpërdrejtë në qarkullim dhe në cilësinë e jetesës së banorëve.
“Me këtë unazë që po bëjmë në rajonin nr. 2 dhe nr. 3 lehtësojmë jo vetëm trafikun e kryqëzimit të Cerrikut, por i japim një lëvizshmëri shumë më të madhe banorëve të kësaj zone dhe një formalizim të mirëfilltë të një prej zonave informale që kishim më afër qytetit tonë. Nga një zonë informale para disa vitesh, tashmë kjo po kthehet në një zonë totalisht të urbanizuar nga investimet që ne kemi bërë gjatë gjithë këtyre viteve, nga kanalizimet e ujërave të zeza, rrugët e brendshme të lagjeve, rregullimi i kopshtit dhe tashmë së fundmi edhe infrastruktura lidhëse e këtyre dy rajoneve. I shërben edhe një zone akoma më të madhe sepse është një zonë e lirë ekonomike,” tha më tej ai. LK

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi drejt Gjykata Kushtetuese për rastin Balluku?