Rrugicat e Rajonit Nr. 1 në Elbasan po marrin formë të re

Në Rajonin Nr. 1 po punohet për përmirësimin e rrugicave në çdo lagje dhe në zonat informale, me qëllim që ato të bëhen më të aksesueshme dhe me standarde bashkëkohore për të gjithë qytetarët.
Ky rajon, i cili prej kohësh ka qenë pjesë e prioriteteve të Bashkisë Elbasan, është shndërruar në një mini-kantier ndërtimi, ku po kryhen punime për asfaltimin, ndriçimin dhe sistemimin e infrastrukturës urbane.
Punimet po shtrihen në disa zona të dendësuara të qytetit, me synim rritjen e cilësisë së jetesës dhe lehtësimin e qarkullimit për banorët.
Krahas ndërhyrjeve në rrugë, në Rajonin nr. 1 janë realizuar edhe një sërë investimesh të tjera që po e transformojnë gradualisht pamjen dhe funksionalitetin e zonës.
Janë përmirësuar rrjetet e ujësjellësit dhe kanalizimeve, është zgjeruar ndriçimi publik dhe janë sistemuar hapësira publike që prej vitesh kishin mbetur të paprekura.
Gjithashtu, në këtë rajon po vijon puna për rikonstruksionin e objekteve arsimore dhe ndërtimin e një çerdheje të re në lagjen “Kongresi i Elbasanit”, që do të ofrojë kushte më të mira për fëmijët e zonës.
Kryetari i Bashkisë Elbasan, Gledian Llatja, ka theksuar se “transformimi i çdo rajoni është pjesë e vizionit për një Elbasan më të aksesueshëm, më të ndriçuar dhe më të jetueshëm për të gjithë”.
Sipas tij, puna që po bëhet në Rajonin nr. 1 është shembulli konkret i angazhimit për të sjellë standarde të reja urbane dhe për të përmirësuar ndjeshëm infrastrukturën në çdo lagje të qytetit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi drejt Gjykata Kushtetuese për rastin Balluku?