Salianji: Rruga e duhur për të mundur Ramën janë revoltat, jo foltoret para Kryeministrisë

Para mbledhjes së Kryesisë së Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka bërë thirrje për një përballje më të drejtpërdrejtë me qeverinë përmes protestave dhe revoltat qytetare.

Ai theksoi se opozita duhet të kanalizojë pakënaqësitë e qytetarëve në veprim real në terren, e jo të kufizohet në tubime simbolike para institucioneve.

Salianji nënvizoi se rruga e duhur për opozitën është veprimi dhe mobilizimi qytetar, jo “foltoret përballë Kryeministrisë”, duke shtuar se kjo duhet të jetë edhe vendimmarrja e Kryesisë.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Është momenti që të fokusohemi tek protesta, tek revolta, përballja me qeverinë, te dëgjesa e çdo shqetësimi qytetar. Nëse nuk jemi të aftë t’i përkthejmë në energji shqetësimet e demokratëve, do ta kemi të vështirë siç po e kemi për të bërë protesta.

Swiss Digital Mobile Reklama

Rruga e duhur janë revoltat, jo foltoret para Kryeministrisë. Shpresoj që kjo të jetë vendimmarrja e kryesisë i kam thënë në çdo mbledhje e do i them sërish. Kam qenë në çdo protestë dhe i jam nënshtruar vendimmarrjes së partisë”, tha Salianji.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi drejt Gjykata Kushtetuese për rastin Balluku?