Sekuestrimi i apartamentit, pronari me disa emra. I deklaruar i pajetë në Amerikën Latine

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër sekuestron një apartament në Shkodër, në kuadër të hetimeve për pastrim parash. Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, në kuadër të hetimeve që janë zhvilluar për veprën penale të “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 287/2 i Kodit Penal, ka vendosur masën e sekuestros preventive mbi një pasuri të paluajtshme.

Masa e sekuestros është vendosur mbi pasurinë e paluajtshme:
• Lloji: Apartament
• Sipërfaqja: 103.4 m²
• Adresa: Lagjja “Vasil Shanto”, Shkodër

Nga hetimet e deritanishme rezulton se shtetasi Leonard Mnella alias Leon Kolmnela alias Leonard Kolmnela, i datëlindjes 14.03.1969, në bashkëpunim me shtetasen J. N, dyshohet se kanë konsumuar elementët e veprës penale të sipërcituar. Sipas provave të administruara, pasuria është blerë nga shtetasja J. N me fonde të dyshuara të ardhura nga veprimtari kriminale, të transferuara më parë nga shtetasi L.M. Po ashtu, kjo shtetase nuk rezulton të ketë burime të ligjshme të të ardhurave që të justifikojnë investimin. Shtetasi L. M është denuar nga Gjykata e Distriktit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Distrikti Jugor i New York, për vepra penale në fushën e trafikimit të lëndëve narkotike, kryer në bashkëpunim.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjithashtu, ky shtetas ishte në kërkim nga Interpol Roma pasi me vendimin nr.71/05 1044/05R.G.C.A, datë 07.10.2005 të Gjykatës së Apelit të Salernos është dënuar me 25 vjet burg për veprat penale të “Organizatë kriminale, drogë, pengmarrje, heqje e paligjshme e lirisë dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve luftarake”. Gjykata ka pranuar kërkesën e Prokurorisë për vendosjen e masës së sekuestros preventive, me qëllim parandalimin e tjetërsimit të pasurisë dhe ruajtjen e saj për konfiskim të mundshëm në përfundim të procesit penal.

Swiss Digital Mobile Reklama

Leonard Mnella alias Leon Kolmnela alias Leonard Kolmnela, në vitin 2013 arriti që nëpërmjet një vendimi gjyqësor të lëshuar nga një Gjykatë shqiptare, të deklarohej i vdekur në Amerikën Latine. 54-vjeçari, është i dënuar nga autoritetet gjyqësore italiane, me 25 vjet burgim, konkretisht nga Gjykata e Salernos, për për bashkëpunim në organizatë kriminale, rrëmbim personi, tentativë zhavatjeje, shkelje të ligjit për armët dhe trafik droge në sasi të mëdha dhe është ekstradua një vit më parë në vendin tonë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?