Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E hënë, 9 Nëntor 2026, 15:49 Gjykata lë në burg dajën e deputetes, dyshohet se tentoi të rrëmbente 34-vjeçaren dhe plagosi të atin Këtë të hënë Gjykata e Fierit caktoi masën “Arrest në burg” deri më 17 dhjetor për Bledar Bakajn, dajën e deputetes Zegjine Çaushi, i…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Dosja Shullazi
  • Dosja Partizani
  • Bypass i Tiranës
  • Jesús de Miguel
  • BQE dhe normat
  • TikTok
  • Berisha
  • Opozita dhe Rama
Lajmet e fundit
Në trend
  • Dosja Shullazi
  • Dosja Partizani
  • Bypass i Tiranës
  • Jesús de Miguel
  • BQE dhe normat
  • TikTok
  • Berisha
  • Opozita dhe Rama
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Sekuestrohet ”Rich Hotel”, pronari punonte si kamarier

Kronikë E premte, 26 Shtator 2025 14:41
Sekuestrohet ”Rich Hotel”, pronari punonte si kamarier
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Hoteli “Rich Hotel” në Pogradec, prona dhe automjete janë sekuestruar me vendim të Prokurorisë së Korçës, pasi dyshohet se janë përfituar nga trafiku i drogës në Itali dhe në Spanjë. Sipas Prokurorisë, pasuritë janë në pronësi të Edri Buliçkës. Organi i akuzës thotë se Edri Buliçka ishte i punësuar si kamarier në hotelin “Rich”.

Njoftimi nga Prokuroria

Hotel, prona e automjete të pretenduara se ishin siguruar nga paga si ‘kamarier’, Prokuroria Korçë sekuestron pasuritë e shtetasit E.B i përfshirë në trafikun e narkotikëve dhe familjarëve të tij. Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Korçë, sekuestroi pasuritë e shtetasit E.B. dhe familjarëve të tij pas dyshimeve se të ardhurat e krijuara kanë ardhur nga aktiviteti kriminal.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Pas një hetimi të thelluar disavjeçar mbi procedimin penal nr.208, të vitit 2022, për veprën penale ‘Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale’, parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, arriti në përfundimin se ekziston dyshimi i bazuar në prova se shtetasi E.B. të ardhurat e realizuara nga aktiviteti kriminal në trafikun e narkotikëve në Itali dhe Spanjë i ka investuar në pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme në emër të tij dhe familjarëve të tij në vlera të konsiderueshme parash.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Gjithashtu, nga informacionet e administruara, rezulton se shtetasi E.B. deklaron se është i punësuar si kamarier në fshatin Udënisht, Pogradec por nga verifikimet e kryera ky shtetas nuk është i punësuar fare në këtë subjekt, dhe regjistrimi është fiktiv.

Mund t'ju interesojë

Grupet shqiptare dhe mafiet italiane: Antimafia vëren aleanca me ‘Ndrangheta-n, Cosa Nostra-n dhe Camorra-n

Grupet shqiptare dhe mafiet italiane: Antimafia vëren aleanca me ‘Ndrangheta-n, Cosa No...

Para 2 orësh
Ekstradohet nga Spanja Arnold Jaho, 41-vjeçari i dënuar me 7 vite burg për pastrim parash, mashtrim dhe akuzë për heqje lirie

Ekstradohet nga Spanja Arnold Jaho, 41-vjeçari i dënuar me 7 vite burg për pastrim para...

8 Nëntor 2026, 14:10
Zjarr në një pallat 4-katësh në Lezhë, disa banorë përfundojnë në spital të lënduar dhe me shenja asfiksie

Zjarr në një pallat 4-katësh në Lezhë, disa banorë përfundojnë në spital të lënduar dhe...

7 Nëntor 2026, 17:32

Po kështu, nëna e tij, shtetasja E.B. ka regjistruar një aktivitet tregtar “Shitje online”, që prej muajit Dhjetor 2021 e në vazhdim. Nga të dhënat e këtij subjekti, vihet re se adresë e ushtrimit të aktivitetit është adresa e shtëpisë.

Nga hetimet e prokurorisë, rezultoi se këta shtetas nuk justifikojnë pasuritë e krijuara me të ardhura të ligjshme dhe se ky shtetas pretendonte se kishte të ardhura nga puna si kamarier, por në të vërtetë referuar edhe raporteve të shërbimit nuk rezulton të ketë qenë ndonjë herë i punësuar. Transaksionet bankare të kryera prej tij ndër vite paraqiten në vlera të konsiderueshme shumash monetare në lek dhe valutë të huaj, për të cilat nuk justifikohet burimi i krijimit.

Për sa më sipër, si dhe bazuar në nenin 274, pika 1 dhe 2 të Kodit të Procedurës Penale, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Korçë, kërkon sekuestrimin e pasurive të mëposhtme:

– Pasuria me nr.1/516, ZK 8581 në emër të E.B dhe E. B., me një sipërfaqe 152.5 m2, objekti RICH HOTEL në qytetin e Pogradecit.

– Pasuria me nr.12/311, ZK 8581 e llojit truall, me sipërfaqe 965m2, blerë nga shtetasi E. B;

– Pasuria me nr.8/88, ZK 8581, e llojit truall, në pronësi të shtetasve E.B dhe E.B;

– Pasuria me nr.4/82+3-11, ZK 3664 e llojit apartament në pronësi të shtetases E. B; dhe

– Pasuria me nr.1/374+2-19, ZK 8581 e llojit apartament, në pronësi të shtetasit E. S. dhe E. B.;

Vendosjen e masës së sigurimit pasuror “Sekuestro Preventive” mbi subjektet tregtare, si më poshtë vijon:

· Subjekti tregtar “Rich Hotel” sh.p.k, me NIPT M54128601F, me objekt veprimtarie Bar Hotel, ortak dhe administrator E. B.,.

· Subjekti tregtar “E. B.”, Person Fizik, me NIPT M34312602G, me objekt aktivitet shitblerjes së automjeteve rrugore të përdorura me motor apo rimorkiot e tyre, import-export autovetura dhe mallra të ndryshme dhe shërbim parkingu;

· Subjekti tregtar “E. B.”, Person Fizik, me NIPT M34324601M, me objekt aktiviteti servis makina dhe dhënie me qira, me status aktiv;

Vendosjen e masës së sigurimit pasuror “Sekuestro Preventive” mbi pasuritë e luajtshme, si më poshtë vijon:

· Automjeti i markës Mini Cooper, në pronësi të shtetasit E.B;

· Automjeti i markës “Ford”, tipi “DYB”, me numër shasie ËF05XXGÇ5HM76692, me targë AB001CA, në pronësi të shtetasit E.B;

· Automjeti i markës “DAIMLER CHRYSLER”, tipi S320CDI, me numër shasie ËDB2200251A449184, me targa AB001IZ (AB643HZ), në pronësi të shtetasit E.B;

· Automjeti i markës “Mercedes Benz”, tip L608D, lloji kamion, në pronësi të shtetasit E.B;

· Automjeti i markës “DAIMLER BENZ”, tip 611, lloji kamion, në pronësi të shtetasit E.B;

· Automjeti i markës “Audi”, tipi 8R në pronësi të shtetasit D.D.

Etiketat e lidhura

Rich hotel
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Gjykata lë në burg dajën e deputetes, dyshohet se tentoi të rrëmbente 34-vjeçaren dhe plagosi të atin
Tani

Gjykata lë në burg dajën e deputetes, dyshohet se tentoi të rrëmbente 34-vjeçaren dhe plagosi të atin

Aktori dhe aktivisti Florjan Binaj: Unë jam kandidati i opozitës për kryebashkiak!
Para 14 minutash

Aktori dhe aktivisti Florjan Binaj: Unë jam kandidati i opozitës për kryebashkiak!

Nikola Kedhi: Shumica patriotike është kundër autokracisë, të bashkohemi dhe të rrëzojmë Ramën
Para 15 minutash

Nikola Kedhi: Shumica patriotike është kundër autokracisë, të bashkohemi dhe të rrëzojmë Ramën

Koncesionet, ATRAKO merr rolin e hartuesit të studimeve të fizibilitetit: tarifat e konsulencës deri në 1.5% të investimit
Para 17 minutash

Koncesionet, ATRAKO merr rolin e hartuesit të studimeve të fizibilitetit: tarifat e konsulencës deri n...

Më të lexuarat

1 Horoskopi për ditën e sotme, 9 nëntor 2026
Para 6 orësh

Horoskopi për ditën e sotme, 9 nëntor 2026

2 Berisha: Mafia e ka tmerr Berishën!
Para 19 orësh

Berisha: Mafia e ka tmerr Berishën!

3 Ben Blushi: Plani çifut për ta bërë Tiranën Jerusalem
8 Nëntor 2026, 10:26

Ben Blushi: Plani çifut për ta bërë Tiranën Jerusalem

4 Bllokohet për kilometra Unaza e Madhe, TEG-Surrel
8 Nëntor 2026, 13:10

Bllokohet për kilometra Unaza e Madhe, TEG-Surrel

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.