Seri prangosjesh në Tiranë/ 37-vjeçari kërcënon me armë familjarët! I moshuari ngacmon seksualisht dy të mitur

Tiranë/Arrestohen 11 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 ndaluan shtetasin O. Ll., 37 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se duke qenë në gjendje të dehur, ka ushtruar dhunë ndaj familjarëve të tij, dhe i ka kanosur ata me një armë gjahu (me leje), e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 arrestuan shtetasit:

– M. A., 34 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se i ka vjedhur me dhunë, një shumë parash, një shtetasi;
– D. B., 48 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj të dashurës së tij.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 arrestuan shtetasin E. Sh., 39 vjeç, banues në Tiranë, dhe po punojnë për shoqërimin e shtetasit E. K., 42 vjeç, të dy banues në Tiranë. Shtetasi E. Sh., duke drejtuar automjetin në efektin e lëndëve narkotike, së bashku me shtetasin E. K., (pasagjer në automjet), në Rrugën e Kavajës, janë konfliktuar me grushte me shtetasin B. B.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 ndaluan me iniciativë shtetasin A. K., 64 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht dy të mitur.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 arrestuan shtetasit:

– I. M., 45 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën dhe sekuestruan, një mjet prerës thikë;
– A. K., 31 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka shkelur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, caktuar nga Gjykata.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 7 ndaluan shtetasin A. A., 33 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Dhuna në familje”.

Specialistët e Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë arrestuan shtetasit:

– G. M., 54 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap duke drejtuar motomjetin në gjendje të dehur;
– M. A., 33 vjeç, banues në Hollandë, dhe O. K., 45 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kapën duke drejtuar automjetet përkatëse në gjendje të dehur.

Më datë 11.05.2024, në një zonë të pyllëzuar në Krrabë, është gjetur dyshohet i vetëvarur shtetasi A. Sh., 47 vjeç, i cili vuante nga probleme të shëndetit mendor.

Materialet i kaluan Prokurorisë.

Top Channel

SHKARKO APP