Shembet kanali në Klos, bllokohet rruga nacionale Klos-Burrel

Prej më shumë se 2 orësh, rruga nacionale Klos-Burrel është e bllokuar si pasojë e shembjes së një kanali. Sasi të mëdha balte dhe inertesh kanë përfunduar në asfalt, duke e bërë të pamundur qarkullimin e mjeteve.

Në vendngjarje raportohet se është bllokuar edhe një ambulancë, e cila ishte nisur drejt Tiranës me një të sëmurë.

Vargu i automjeteve nga të dyja krahët ka arritur në rreth 10 kilometra, ndërsa policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të bërë të mundur lirimin e rrugës dhe rikthimin e qarkullimit normal.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama
Shembet kanali në Klos, bllokohet rruga nacionale Klos–Burrel. Bllokohet ambulanca

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?