Shembet masivi i dheut në Shëngjergj të Tiranës, izolohet i gjithë fshati
Një masiv i madh dheu është shkëputur këtë të enjte, në zonën e Shëngjergjit në Tiranë, duke bllokuar plotësisht rrugën kryesore që lidh fshatin me kryeqytetin.
Si pasojë, i gjithë fshati ka mbetur i izoluar, në kushte të vështira atmosferike dhe pa mundësi lëvizjeje.
Nga pamjet e publikuara në rrjete sociale, shihet se masivi ka bllokuar komplet rrugën, ndërsa banorët kanë deklaruar se autoritetet përkatëse nuk kanë shkuar as për të verifikuar nga afër gjendjen dhe nuk kanë nisur asnjë ndërhyrje për hapjen e rrugës
Ata thonë se izolimi i zonës krijon vështirësi serioze për furnizimin, lëvizjen dhe rastet e emergjencës.
View this post on Instagram
KOHA JONË SONDAZH

