Sher me thika pranë gjimnazit në Shkodër. Plagosen dy vëllezër. Si nisi konflikti

Disa adoleshentë në Shkodër, nxënës të shkollës së mesme, janë përfshirë në një konflikt ndërsa dy prej tyre, të moshës 18 vjeç, kanë mbetur të plagosur me thikë.

Të rinjtë janë transportuar në spitalin rajonal të Shkodrës dhe po marrin mjekim ndërsa ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Policia e Shkodrës ka reaguar në lidhje me ngjarjen e rendë të regjistruar paraditen e sotme pranë gjimnazit “Shejnaze Juka”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pas një konflikti për arsye banale, janë përfshirë në sherr me thika shtetasi A. K. me shtetasit F. Th. dhe K. Th. (vëllezër). Të tre këta persona ndodhen në spital, por për fat të mirë jashtë rrezikut për jetën.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Rreth orës 11:10, në lagjen “Kongresi i Permetit”, dyshohet se janë konfliktuar për motive të dobëta në rrugë, duke përdorur mjete prerëse, shtetasi A. K. me shtetasit F. Th. dhe K. Th. (vëllezër).

Të tre këta shtetas janë dërguar në spital, për mjekim, dhe janë jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të rastit. Në vijim do të jepet informacion më i plotë për rastin”, sqaron policia.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?