Sherr në Fier, 32-vjeçari përplas me makinë 40-vjeçarin pas konfliktit

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Fier, ku një konflikt mes dy personave ka përfunduar me përplasje me automjet.

Policia njofton se ka arrestuar shtetasin S. Ç., 32 vjeç, pasi në fshatin Topojë, pas një sherri fizik me një 40-vjeçar, ka goditur me makinën që drejtonte motomjetin e këtij të fundit.

Nga përplasja është dëmtuar E. K., 40 vjeç, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve ndaj Personit të DVP Fier arrestuan në flagrancë shtetasin S. Ç., 32 vjeç, pasi në fshatin Topojë, dyshohet se me automjetin që drejtonte, ka goditur motomjetin që drejtonte shtetasi E. K., 40 vjeç, pas një konflikti fizik me të. 40-vjeçari është në kujdesin e mjekëve”, njofton policia.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?