Sherri me thika para gjimnazit në Shkodër, arrestohen 2 të rinj, procedon 5 të tjerë

Policia e Shkodrës ka arrestuar dy të rinj dhe ka proceduar pesë të mitur, pas një sherri me thika që ndodhi në lagjen “Kongresi i Përmetit”, ku tre persona mbetën të plagosur lehtë. Konflikti, sipas policisë, ka nisur për motive të dobëta dhe ka përfshirë disa të rinj të zonës.

Në pranga ranë shtetasit K.Th., 24 vjeç, dhe D.K., 19 vjeç, ndërsa janë proceduar penalisht pesë të mitur, katër prej të cilëve 17-vjeçarë dhe një 16-vjeçar.

Njoftimi i policisë

Swiss Digital Desktop Reklama

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër arrestuan shtetasit K. Th., 24 vjeç, dhe D. K., 19 vjeç, dhe filluan procedimin penal për pesë shtetas të mitur (4 prej tyre 17-vjeçarë dhe një 16-vjeçar).

Swiss Digital Mobile Reklama

Këta shtetas, në rrugë, në lagjen “Kongresi i Përmetit”, për motive të dobëta, janë konfliktuar fizikisht me njëri-tjetrin dhe si pasojë, kanë pësuar dëmtime të lehta dy shtetas të mitur 17-vjeçarë. Në bashkëpunim me Prokurorinë vijon puna për dokumentimin e plotë ligjor të rastit. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin e mitur 17-vjeçar, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën një sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi drejt Gjykata Kushtetuese për rastin Balluku?