SHISH në kërkim të Ervis Martinajt, aksion në 5 qytete

Ku është Ervis Martinaj, i shumëkërkuari nga Policia dhe familja? Policia Shqiptare dhe Shërbimi Informativ janë përfshirë në një hetim të përbashkët për gjetjen e Ervis Martinaj.

Në qytetin e Shkodrës, Laçit, Vlorës, Durrësit e Tiranës janë kryer mbi dhjetëra kontrolle, por në bazat e dyshimta nuk është gjetur asnjë gjurmë e Martinajt e as e ndonjë pjesëtari të grupit të tij.

Ndër pistat e hetimit është ajo e rrëmbimit të personit nga grupet rivale kriminale të Ervis Martinaj, i njohur edhe si biznesmeni i lojërave të fatit.

SHKARKO APP