Shkak mbipopullimi, Saranda çon të paraburgosurit dhe të burgosurit në Fier
Kronikë E Diel, 14 Gusht 2022 12:47
Dhjetë të paraburgosur që kanë marrë masë sigurie nga Gjykata e Sarandës, por pritet Apeli janë transferuar në burgun e Fierit deri sa vendimi të marrë formë të prerë. Transferimi ka ndodhur për arsye mbipopullimi. Tre të ndaluar në komisariat, që kanë marrë masën e sigurisë “arrest me burg” nuk janë dërguar në IEVP Sarandë, por janë transferuar në IEVP Bençe, Tepelenë. Të gjitha transferimet kanë ndodhur për shkak të mbipopullimit.