Shkalla e Zezë bllokon rrugën Tepelenë–Gjirokastër, automjetet presin radhë të gjata
Aksi nacional Tepelenë–Gjirokastër është bllokuar sot në vendin e quajtur Shkalla e Zezë, pasi një masiv shtufor ka rënë mbi rrugë. Ngjarja ka shkaktuar krijimin e radhëve të gjata pritjeje për automjetet në të dy drejtimet e aksit, duke vështirësuar qarkullimin.
Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë Policia Rrugore dhe punonjësit e firmës kontraktore, të cilët po punojnë për largimin e baltës dhe pastrimin e rrugës, në mënyrë që qarkullimi të rikthehet normalisht. Autoritetet apelojnë tek drejtuesit e mjeteve që të tregojnë kujdes dhe të respektojnë sinjalistikën e përkohshme deri në përfundimin e punimeve.
KOHA JONË SONDAZH

