FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Shkodra është përmbytur tre herë në tre muaj, prefektja thotë se situata është e menaxhuar mirë

Brenda 3 muajsh, Shkodra përmbytet për herë të tretë. Ujërat kanë vërshuar drejt zonës së Nën Shkodrës duke përmbytur mbi 1100 hektarë tokë, kryesisht në fshatrat e Obotit dhe Muriqanit. Në rrugën kryesore të Obotit ka mbi 30 centimetër ujë.

Fatmirësisht uji është ende shume larg banesave dhe të përmbytura janë një sipërfaqe e madhe toke djerre. Për prefekten e Shkodrës situata është menaxhuar mirë.

Gjatë 24 orëve të fundit në Shkodër problem ishin edhe reshjet e dendura të dëborës të cilat bllokuan për disa orë Thethin, ndërsa mijëra banorë qëndruan në errësirë për shkak të shkëputjes së energjisë. Disa akse rrugore kanë probleme për shkak të rrëshqitjes së gurëve dhe dherave.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?