Shkodra strehë e kanabisit, kultivon 87% të totalit të zbuluar në gjithë vendin

Një shtëpi bari, zbuluar të dielën e 2 nëntorit në Malësinë e Madhe në Shkodër, është një nga operacionet e fundit të policisë përgjatë vitit 2025. Në 12 qarqe Policia e Shtetit ndihmuar sërish nga Guardia di Finanza italiane, gjeti dhe asgjësoi 213,856 bimë dhe fidanë kanabis. Krahasuar me vitin 2024, shifrat janë më të ulëta, me 137,705 rrënjë e fidanë më pak.

KANABIS I ASGJËSUAR

2025: 213,856 bimë dhe fidanë
2024: 351,561 bimë dhe fidanë

Swiss Digital Desktop Reklama

Prej disa vitesh qarku i Shkodrës konfirmohet në krye të listës, me mbi 87% të rasteve të zbuluar në këtë territor, dhe një total prej 186,460 bimësh dhe fidanësh të asgjësuar. I dyti në radhë është Fieri me 9,305 rrënjë kanabis, ndjekur nga Lezha, Tirana, Durrësi, Dibra dhe Vlora. I fundit në renditje, me numër shumë të ulët rrënjësh kanabisi të asgjësuara është qarku i Korçës, me vetëm 4 bimë kanabis të zbuluara.

Swiss Digital Mobile Reklama

QARKU TOTALI BIMË & FIDANË

Shkodër 186,460 bimë & fidanë
Fier 9,305 bimë & fidanë
Lezhë 8,123 bimë & fidanë
Tiranë 3,088 bimë & fidanë
Durrës 1,931 bimë & fidanë
Dibër 1,800 bimë & fidanë
Vlorë 1,279 bimë & fidanë
Gjirokastër 736 bimë & fidanë
Kukës 642 bimë & fidanë
Elbasan 297 bimë & fidanë
Berat 191 bimë & fidanë
Korçë 4 bimë & fidanë

Të paktën 182 persona u identifikuan si të përfshirë direkt në kultivimin e bimëve narkotike. Shumica e tyre, 141 persona, u arrestuan. Të tjerët, një pjesë janë në hetim e disa të shpallur në kërkim. Krahasuar më vitin e shkuar ka më pak persona të implikuar, por më shumë që kanë përfunduar në pranga.

PËRFSHIRË NË KULTIVIM

2025: 182 persona (141 të arrestuar)
2024: 184 persona (128 të arrestuar)

Gjatë operacionit të pak ditëve më parë në Malësinë e Madhe, përveç dy personave të dyshuar si autorë, në pranga përfunduan edhe 4 punonjës të OSHEE-së, për shpërdorim detyre. Në total gjatë këtij viti, për të njëjtën akuzë apo dhe moskallëzim krimi, janë hetuar 160 zyrtarë, kryetar njësie administrative, kryetarë fshatrash, punonjës të OSHEE-së, inspektorë mjedisi dhe pyjesh. Prej tyre vetëm dy u arrestuan. Një vit më parë, nën hetim përfunduan 103 zyrtarë.

ZYRTARË TË HETUAR

2025: 160 zyrtarë
2024: 103 zyrtarë

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?